Portieri belg i Çelsit, Tibo Kurtoa, nuk u paraqit në stervitjen e fundit të ekipit të tij, një shenjë tjetër kjo se ai është i vendosur që të largohet nga “Stemford Brixhi”. Kurtoa nuk ishte i pranishëm në “Uembli” në ndeshjen e kupës “Community Shield” që Çelsi e humbi ndaj Mançester Sitit, por ai nuk u duk as në seancën e djeshme stërvitore të “bluve” të Londrës. Situata është e ngjajshme me atë te sulmuesit Diego Kosta, para se ai të ikte nga Çelsi, kur ai përdorte mënyra të ndryshme që të impononte largimin e tij për tek Atletiko e Madridit.
Reali, sikuse thuhet, ka dërguar një ofertë prej 35 milionë eurosh për Kurtoan dhe pret tani përgjigjen e Çelsit. Sari do që të bisedojë tet a tet me portierin belg, por ai vazhdon të qëndrojë në Belgjikë.
Ka mundësi që Çelsi ta shesë Kurtoan deri të enjtën, kur mbaron sezonin veror i transferimeve, që të ketë mundësi të angazhojë një portier të ri, ndërsa spekulohet për Xhek Batlendin e Stok Sitit dhe Serhio Rikon e Seviljes.
Sfidanti.al