Tek Barcelona nuk duhet të kenë mbetur shumë të kënaqur, edhe pse një tipi si ai, mund t’i pranohen shmë gjëra. Gerard Pike zgjodhi të shkonte në stërvitje me biçikletë, madje me mjet elektrik, dhe duke i dhënë me shpejtësi të lartë. Mediat spanjolle patën mundësi të dërgonin kamera dhe ta regjistronin itinerarin e mbrojtësit, ndërsa po i afrohej qendrës stërvitore.
Jo vetëm kaq, por përveç shpejtësisë së lartë, mbrojtësi i qendrës kishte edhe diçka tjetër të keqe, pasi nuk kishte vendosur kaskë në kokë, diçka që do ta rrezikonte shumë në rast rrëzimi. Nuk dihet nëse drejtuesit e klubit dhe të skuadrës i kanë hequr vërejtje, por e sigurt është që tifozët që po e prisnin për autograf mbetën të pakënaqur nga Pike.
Sfidanti.al