Bajerni i pret shkurt Realit për Levandovskin: As për 150 mln euro!

Nuk shkëlqeu në Champions, sidomos në duelin më të madh atë me Realin, po ashtu nuk ia doli të ishte protagonist as në Botëror. Gjithsesi, Robert Levandovski, mbetet një nga “pasuritë” e futbollit europian dhe Bajerni nuk ka ndërmend të mbetet pa të. Interesimi i Realit për sulmuesin polak u ringjall sërish, sidomos nëpër media, por dy personazhe bavarezë, “Kalle” Rumenige dhe Niko Kovaç, e presin shkurt “hesapin”.

“Levandovskin nuk pranojmë që të largohet as për 100 milionë, as për 150 milionë euro, asnjë shumë nuk na intereson, – thotë Rumenige, – jemi të lumtur me të, dhe ka shumë pak lojtarë që krahasohen me të, në pozicionin e tij”. Edhe trajneri Kovaç ishte shumë i qartë. “Është e qartë që Levandovski dëshiron të largohet, por ne nuk kemi dëshirë që ta lejojmë”, – tha kroati.

Sfidanti.al