Ibrahimoviçi shigjeton Trampin: Ke fat se erdha vonë në SHBA

Zllatan Ibrahimoviçi përsëri ishte një nga më të merituarit për fitoren e re 3-1 të ekipit të tij, Los Anxhelos Galaksi, ndaj Filadelfia Juniorsit në fushën e kësaj të fundit, duke e shënuar edhe një herë tjetër emrin e tij në listën e golashënuesve. Për këtë futbollist suedez, ky gol është i 12-ti që ai shënon në ligën kryesore amerikane, MLS. Mbas përfundimit të ndeshjes, ai shfrytëzoi rastin që të bënte një deklaratë origjinale sipas stilit të tij para gazetarëve:
“Unë, po të kisha ardhur në SHBA para 10 vitesh, sot do të isha president i këtij vendi!”.
Sfidanti.al