Është gazeta “Marca” që zbulon sekretin e raporteve të Leo Mesit dhe Bracelonës, kur në muajin korrik, futbollisti nuk ka dashur të rinovojë. Ka ndodhur në javën e dytë të korrikut, gjatë periudhës kur Mesi me gruan e tij, Antonela, bashkë me dy fëmijët e tij dhe familjen ishin në plazhet ndjellëse të Ibizës.
Pas shumë hijeve dhe dyshimeve në kokën e tij, Mesi pat vendosur që të mos zgjaste më kontratën me Barcelonën dhe të priste 1 vit e gjysmë për të vendosur të ardhmen e tij. Më pas ka folur me babain e tij dhe me një person tjetër, të cilit i ka thënë që t’i trasmetojë presidentit vendimin e marrë.
Maria Bartomeu, president i Barcelonës i ka rekomanduar qetësi Mesit, ta mendojë dy herë dhe klauzola e 250 milionë euro në kontratën e tij ishte më shumë një vlerë resepkti midis palëve. Qysh atëhere, midis futbollistit dhe Barcelonës, nuk ka patur asnjë komunikim zyrtar midis tyre