Gjokoviç e Kerber kërcejnë edhe në Uimbëlldon, çifti I lumtur!

Dy vjet e gjysmë më parë, pozuan në krah të njëri-tjetrit, si fitues të Grand Slemit të parë të sezonit, Australian Open 2016. Novak Gjokoviç dhe Anzhelikë Kerber, u gjendën sërish në të njëjtin pozicion, pas suksesit të tyre të shkëlqyer në Uimbëlldon 2018. Siç është tradita, ata morën pjesë në mbrëmjen festive në përfundim të Çmimit të Madh të Londrës, veshur me kostume civile dhe jo sportive të tenisit.

Ata vallëzuan, pak a shumë siç kishin bërë në janar 2016, ndërsa ishin dy ndër njerëzit më të lumtur të botës. Tenisti serb ka fituar 13 Grand Sleme në karrierë, ndërsa në skenën londineze ishte edhe në krah të gruas së tij, Jelenës.

Anzhelikë Kerber, një vit më e vogël se Nole (30 vjeç), ka fituar 3 tituj Grand Slem, Australian Open 2016, US Open 2016 dhe tani Uimbëlldonin. Ashtu si Gjokoviç, ajo synon të kthehet në nivelet që kishte më parë.

Sfidanti.al