Katër vjet më parë, numri 1 në Brazil doli Kejlor Navasi. Reali i Madridit nuk ngurroi që ta merrte dhe djali nga Kosta Rika e përmbushi misionin e tij. i vënë shpesh herë në dyshim, i nënvleftësuar në favor të De Geas (që nuk erdhi kurrë), ai ishte pjesë e merituar e skuadrës dominuese të Championsit.
Historia duket se do të përsëritet pasi Reali pritet të marrë portierin tjetër më të mirë të Botërorit, Tibo Kurtuanë. Arsyet janë të shumta, dhe njëra prej tyre është që presidenti Perez sërish nuk është 100 për qind i bindur nga Navasi. Së dyti, Kurtua do të kushtojë shumë më lirë (40 milionë euro), sesa De Gea apo Alison i Romës. Së treti, belgu do të sillte me vete edhe Eden Hazarin, në një paketë që Çelsi e vlerëson në 290 milionë euro.
Sfidanti.al