Ej Bufon, jo më kot tashmë je 40-vjeçar!

Debutimi tek Paris SG nuk ishte prej ëndrrash. Nuk mund të ishte për vetë skenën në të cilën ndodhi, një miqësore me një skuadër amatore, por u bë më i keq për shkak të gabimeve. Xhanluixhi Bufon i tregoi të 40 vitet e jetës që mban mbi supe, duke shkaktuar një penallti, duke mos e ndalur dot ekzekutimin e saj dhe duke pësuar një tjetër gol për faj të vet, në disfatën 2-4 ndaj FC Shamblisë.

PSG nuk ishte ai superekipi që jemi mësuar ta shohim në fushë. Thuajse të gjithë yjet janë me pushime dhe kapiten ishte Adrien Rabio, në krah të tij Hese Rodrigez, Timoti Ueah dhe të tjerët ishin lojtarë të akademisë. Bufon shpresoi të mos pësonte gol, por u godit që në minutën e pestë. Gjithsesi, trajneri Tomas Tuhel ka besim të plotë tek portieri i ardhur nga Juventusi, dhe është i bindur se Bufoni do ta ndimojë ekipin në Champions.

Sfidanti.al