“Botërori” i CR7 -ës rrokullisë miliona , 520 000 bluza të Ronaldos …

Kristiano Ronaldo tregoi se ai është jo vetëm një nga futbollistët më të mirë të së sotmes në botë, por edhe ikona më e madhe e marketingut botëror. Vetëm tri ditë mbasi u njoftua zyretarisht se ai u bë futbollisti i “Zonjës së vjetër” torineze, arka e Juventusit filloi të mbushej plot nga shitja e bluzave të tij.
Media italiane njoftoi se në 24 orët e para “bardhezinjtë” kanë shitur më shumë se 520 000 bluza të Juventusit dhe, nëse kemi parasysh se një bluzë shitet normalisht rreth 100 euro, atëherë, i bie se Juvja ka fituar 52 milionë euro ose gjysmën shumës që ajo ka shpenzuar për blerjen e Kristiano Ronaldos.
Sfidanti.al