Fushate ne rrjetet sociale: Messi mos e ler Argjentinen!

Eliminimi i Argjentines nga Boterori i Rusise ka bere qe te mendohet per nje terheqje te Lionel Messit nga kombetarja. Kjo ka shtyre programin ‘Mundo Leo’ qe te nise nje fushate nepermjet se ciles 31 vjecarit i kerkohet qe te mos braktise perfaqesuesen.

Ne rrjetin social Twitter eshte shfaqur hashtagu ‘qendro Leo’ qe eshte kthyer ne platformen kryesore per t’i kerkuar Mesir qendrimin me kombetaren. Madje ‘Mundo Leo’ publikoi edhe nje video me fansa qe i luten sulmuesit argjentinas.

Mesi eshte vene edhe me pare ne nje situate te tille. Ne 2016 ne Copa America Centenario, Argjentina humbi me penallti ne finale ndaj Kilit. Mesi deklaroi terheqjen nga kombetarja pas perfundimit te ndeshjes per te ndryshuar mendje 5 muaj me vone pasi e kaperdiu humbjen e pesuar ndaj kilianeve.

Sfidanti.al