Një koincidencë e vërtetë dhe një kënaqësi për një popull të tërë. Meksika mundi SHBA-në në përballjen e Kupës së Botës në Ohajo, pikërisht në vigjiljen e zgjedhjes si president të Donald Trampit. Miliarderi kishte krijuar një çështje “personale” me meksikanët duke i quajtur “përdhunues dhe kriminelë”, por si përgjigje mori golin e minutës së 89-të nga ish-mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Markez për rezultatin final 2-1.
SHBA pësoi humbjen e parë në shtëpi në eleminatoret e Botërorit që nga viti 2001, ndërsa meksikanët i dhanë fund një periudhe që nuk e mundnin dot fqinjin verior. Bobi Ud barazpeshoi ndeshjen për amerikanët , pasi Migel Lajun kishte kaluar miqtë në epërsi, por Meksika ishte më e mirë në pjesën e dytë. Tensioni ishte i lartë dhe mbrojtësi mik, Karlos Salsedo u përjashtua me karton të kuq në sekondat e fundit. Tramp, ndërkaq, vazhdon me planet e tij duke u shprehur se do të arrestojë dhe flakë tej kufijve amerikanë plot 3 milionë emigrantë të paligjshëm.
B. Kuka