Kush është parashikuesi më i mirë i Botërorit? Hazari!

Specialistët më të mirë të futbollit në botë kanë dështuar për të parashikuar të papriturat e mëdha të këtij Botërori, me përjashtim të njërit. Quhet Eden Hazar dhe nuk është specialist i parashikimit, por specialist i futbollit të luajtur, veçse kjo nuk e pengoi që t’i binte “në kokë”. Pak ditë përpara fillimit të Kupës së Botës, numri 10 i Belgjikës bëri parashikimin e tij.

Pasi vendosi ekipet e kualifikuar në të tetat e finaleve dhe pastaj në çerekfinale, ai bëri disa gjetje të shkëlqyera. Parashikoi krahun e Belgjikës, pra që Franca do të mundte Uruguajin në çerekfinale, dhe që Belgjika do të kalonte Brazilin. Në anën tjetër nuk ishte plotësisht i saktë, por gjithsesi parashikoi që Anglia do të dilte në gjysmëfinale, ku do të ndeshej me Argjentinën. Hazar parashikoi një finale Belgjikë-Angli dhe veten e tij si kampion i botës. Pritet të shihen dy fazat e fundit për të parë nëse ylli belg është një orakull i vërtetë.

Sfidanti.al