Eden Azari – i kënaqur që Tieri Anri u bashkua me belgët

Lojtari kryesor i ekipit përfaqësues të Belgjikës, Eden Azar, nuk e fsheh kënaqësinë që, me ekipin përfaqësues belg u bashkua ish-golashënuesi legjendar francez Tieri Anri që do të jetë ndihmës i trajneri të ri të ekipit, Robero Martinez, duke e trazuar atmosferën në këtë ekip që nuk i arriti objektivat e vetë në kampionatin evropian të vitit 2016. Një nga më të kënaqurit në ekipin belg, me siguri, që duhet jetë Azari që e thotë hapur se ish-sulmuesi francez ka qenë idhulli tij që nga fillimi i karrierës.

“Të gjithë e njohin respektin që unë kam për ekipin përfaqësues të Francës, pasi unë kam kaluar fëmijërinë time në atë vend. Duke u rritur atje, unë, gjithnjë, ndiqja Tieri Anrin dhe francezët e tjerë sesa përfaqësuesen belge. Sifoqoftë, unë e kam për nder që do të punoj me një legjendë të tillë si Anri, pasi ai ka se çfarë të na tregojë dhe ne me kënaqësi do t’i pranojmë këshillat e tij. Prania e Anrisë në shtabin e specialistëve tanë është një frymëzim për të gjithë neve”.