Gjesti i tij antisportiv pritet të bëhet objekt diskutimi i komisioneve disiplinore, dhe pritet që portieri i Atalantës të marrë një tjetër ndëshkim.
Mbetet për t’u parë se sa do të dënohet Berisha, por me shumë mundësi ai do të ndëshkohet 3 ose 4 ndeshje.
Në këtë mënyrë ai do t’i hapë rrugë Hoxhës, Shehit e Strakoshës për të luftuar për një vend titullari, me portierin e Partizanit të favorizuar nisur nga ndeshja e fundit.