Ronaldo iku nga Botërori nga porta e madhe, futet nga ….Zonja e Vjetër!

Media italiane ka publikuar lajmin se Kristiano Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit dhe se ai do të transferohet te Juventusi i Torinos. Kjo sagë vazhdon  edhe sot, kur në skenë doli ish-drejtori i përgjithshëm i “Zonjës së vjetër” Luçiano Moxhi, sipas të cilit, Ronaldo, tanimë, ka nënshkruar me Juven dhe se, madje, ka kryer edhe kontrollet mjekësorë.

Moxhi që ka qenë dikur në qendër të skandaleve lidhur me fiksimin dhe manipulimin e rezultateve të ndeshjeve në vitin 2006, vuri në dukje se transferimi i Ronaldos do të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.

“Ronaldo, tanimë, ka nënshkruar kontratë me Juventusin. Ai ka kryer kontrollet mjekësore në Mynih. Ata duan që gjithçka të zhvillohet neë fshehtësi. Por, burimet e mia më zbuluan se gjithçka ka përfunduar dhe se Ronaldo do të jetë një lojtar i ri i Juventusit”, tha Moxhi.

Sfidanti.al