Uribe dhe Karlos Baka do ta vuajne shume humbjen e penalltive ne ndeshjen me Angline, madje tek ta eshte shfaqur fantazma e Andres Eskobar i vrare ne 1994 pas nje autogoli dhe mbremja e se martes ishte 24 vjetori i kesaj ngjarje te hidhur.
Te dy futbollistet kane marre kercenime me vdekje pasi me gabimet e tyre bene qe Kolumbia te eliminohet nga Boterori i Rusise. Baka ne ekzekutimin e 11 metershave u ndal nga portieri Pikford, ndersa Uribe goditi tramversen.
Uribe dhe Baka nuk jane te vetmit futbolliste te Kolumbise qe kercenohen me vdekje. Dite me pare ishte Karlos Sançez ai qe u kercenua pasi mori karton te kuq ne ndeshjen me Japonine, sfide qe Kolumbia e humbi 1-2.
Sfidanti.al