Kolumbia rezultoi fatale; 2 tifoze vdiqen nga infarkti ne sfiden me Senegalin

Sfida mes Kolumbise dhe Senegalit rezultoi fatale per 2 tifoze te skuadres amerikanolatine. Emocioni per fitore  e ‘Los Cafeteros’ qe solli dhe kualifikimin per ne 1/8 e finaleve ishte shume i madh dhe u kushtoi jeten atyre.

Sipas asaj qe publikohet ne median spanjolle, te dy tifozet kolumbiane pesua  atak kardiak. Njeri nga ata tifoze ishte 34 vjeç dhe nderroi jete ne Armenia, nje zone qe ndodhet ne Kolumbi. 34 vjeçari ishte duke ndjekur ndeshjen ne shtepi kur pesoi edhe infarktin.

Ndersa viktima e dyte nga infarkti eshte nje 78 vjecar qe po e ndiqte ndeshjen ne nje bar ne Sabanalarga qe ndodhet ne  veri te Kolumbise. Kjo eshte hera e trete qe persona humbin jeten nga infarkti per shkak te emocioneve te nje ndeshjeje te Kupes se Botes. Dite me pare  nderroi jete per shkak te atakut kardiak komentatori egjiptian Abdel Rahim Mohamet, ngjarje qe ndodhi gjate ndeshjes mes Egjiptit dhe Arabise Saudite.

Sfidanti.al