Sardar Azmun ka vendosur te lere kombetaren iraniane ne moshen 23 vjeçare. Eshte vete sulmuesi qe e komunikoi lajmin nepermjet nje postimi ne Instagram duke bere te ditur edhe arsyet e ketij vendimi.
‘Per mua ka qene gjithnje nder te luaj me kombetaren dhe do te jete gjithnje keshtu-shkruan Azmun ne postimin e tij-por disa kritika i sollen shqetesime shendetesore nenes sime’.
Pritshmerite mbi Azmun ishin shume te medha ne Iran, por ai nuk shenoi ne asnje nga ndeshjet qe zhvilloi Irani ne Boterorin e Rusise duke i zhgenjyer te gjithe dhe kjo solli kritikat ndaj Azmun.
Sfidanti.al