Ç’po ndodh me ty, Reina? Kërkohen 3 muaj burg për Kamorrën!

Lidhje me Kamorrën? Diçka e frikshme, por duket se i ka ndodhur portierit të Napolit, Pepe Reina. Spanjolli mund të dënohet deri në 3 muaj burg, të paktën sipas asaj që kërkon prokuroria federale. Përveç tij janë kërkuar 10 muaj dënim për Paolo Kanavaron dhe 4 muaj për Salvatore Aronikën. Mediat, gjithsesi, shkruajnë se dënimet mund të jenë më të lehtë.

Pyetjet janë dy, çfarë mund ta ketë lidhur Reinën me Kamorrën, aq më tepër që nuk është napolitan, dhe, së dyti, a do të vijë ndonjëherë ajo ditë që një futbollist i rëndësishëm, që i përket një klubi të madh futbolli, të arrijë të dënohet. Zakonisht, kemi parë vetëm dënime me kushte, edhe kur bëhet fjalë për miliona euro.

Sfidanti.al