Hierro po mendon ndryshimet për Rusinë: Koke, Asensio!

Nuk do të ketë revolucion, por disa ndryshime do të bëhen. Spanja do të ndeshet me Rusinë të dielën në të tetat e finaleve të Botërorit dhe trajneri Fernando Hierro, ka menduar për të lëvizur “gurët”. Së pari, në mesfushë ku Koke do të zërë vendin e Tiago Alkantarës. Lojtari i Atletikos jep më shumë forcë fizike, në një ndeshje që do të jetë më shumë fizike sesa ajo ndaj Marokut.

Së dyti, David Silva mund të ulet në stol, pasi nuk po jep rendimentin që pritej, dhe në vend të tij mund të hyjë në fushë Marko Asensio. Ylli i Realit luan shumë mirë në krah, i jep shpejtësi manovrës, por bën edhe diçka që Hierro e ka kërkuar me ngulm, gjuajtjet nga distanca, pasi ka një të majtë shumë të mirë. Mediat patën pikëpyetje për De Gean, por analiza e specialistëve në kombëtare është që portieri luajti shumë mirë ndaj Marokut.

Sfidanti.al