Eliminim ‘i kripur’; Gjermania do te duhet te paguaje hotelin deri ne fund te Boterorit

Gjermania behet protagoniste ne te mire e ne te keq. Eliminimi nga Boterori duke u renditur e fundit ne grup  ishte ne vetvete nje lajm i bujshem, por ajo qe ben buje akoma me shume eshte fakti qe Gjermania pavaresisht eliminimit te parakohshem eshte e detyruar te paguaje hotelin ku ishte akomoduar skuadra deri ne fund te Boterorit.

Gjermania erdhi e bindur se do t’i shkonte ketij turneu deri ne fund dhe kjo beri qe Federata e Futbollit te ketij vendi te prenotoje hotelin per gjithe periudhen e Boterorit. Madje nuk ishte bere asnje plan rezerve me drejtuesit hotelin ne rast te eliminimit te parakohshem.

Nje arrogance qe gjermanet e paguan shtrenjte pasi jane te detyruar te paguajne hotelin deri ne daten 15 korrik, dite kur mbyllet Boterori me finalen e madhe te tij.

Sfidanti.al