Ne Keshillin e Evropes, Tereza Mejit iu dhurua nje fanele e Belgjikes

Boterori i futbollit hyn ne Keshillin e Evropes ne Bruksel. Kryeministri i Belgjikes, Sharl Mishel, iu afrua homologes se tij, Tereza Mej dhe i dhuroi nje fanele te perfaqesueses belge pikerisht nen veshtrimin e presidentit francez Emanuel Makron. Dhe gjithçka ndodhi perpara ndeshjes mes Anglise dhe Belgjikes ne Grupin G te Boterorit.

Me pas Mishel nxori nga çanta e tij nje shall me ngjyrat e perfaqesueses belge per t’ia dorezuar kryeministrit irlandez Leo Varadkar, nderkohe qe perpara kesaj kishte bere foto me presidentin e Komisionit Evropian.

Sfidanti.al