Sa fat për Anglinë, s’ka lajme bombastike për WAGS-et

Dymbëdhjetë vjet më parë Anglia kishte një nga ekipet më të mirë të të gjitha kohëve në Kupën e Botës, por çuditërisht vëmendja mediatike dhe padyshim edhe publike shkoi më shumë për gratë dhe të dashurat e tyre (WAGS). Bekam, Skoulls, Lampard, Xherrard, Terri, Ferdinand, Koul apo Runi ishin yje të vërtetë, por fotografët dhe kamerat ishin gjatë gjithë kohës pranë Brener Park Hotel në Baden Baden të Gjermanisë, me Viktoria Bekamin, Çeril Koulin apo Kolin Runin si heroinat e vërteta të ditës.

Për fat, këtë herë është ndryshe, edhe pse gratë dhe të dashurat sërish i kanë shoqëruar burrat apo të fejuarit e tyre. Janë mbi 50 WAGS-e sipas mediave britanike, por ato janë lënë të qeta. Aq shumë kanë ndryshuar kohët saqë mediat i shkuan më shumë prapa pesë lojtarëve të pashoqëruar që vizituan Muzeumin e Hermitazhit në Shën Peterburg, sesa futbollistëve që dolën për xhiro me gratë apo të dashurat. Ky është një shans më shumë që Anglia të konkurrojë e qetë në Botëror.

Sfidanti.al