Nejmari u prononcua mbas fitores 2-0 të Brazilit kundër Kosta Rikës në minutat shtesë të gjyqtarit, ndërsa ai e vulosi fitoren me golin që ai e shënoi në. min. e 96-të. Ai tha se kishte qarë nga gëzmi, ndërsa u dërgoi edhe një mesazh kritikëve të tij. Ky yll i ekipit të Brazilit tregoi një performancë të zbehtë në ndeshjen me Zvicrën, duke u vendosur në qendër të kritikave të medias dhe të opinionit sportiv, megjithëse në ndeshjen me Kosta Rikën ai e ngriti nivelin e lojës së tij. Mbasi shënoi golin e dytë me Kosta Rikën, Nejmari ra në gjunë dhe filloi të qajë.
“Pakkush e di se përmes çfarë vështirësish kam kaluar unë që të arrijë deri këtu. Është e lehtë të kritikosh të tjerët dhe të flasësh, ndërkohë që edhe papagalli mund të flasë… Lotët e mia ishin lot gëzimi, sepse unë i kapërceva të gjitha pengesat, kisha një dëshirë dhe vullnet të madh për fitore. Unë në jetën time nuk i kam arritur kurrë me lehtësi sukseset, kështu që edhe këtë të fundit unë e arrita mbas mundimesh të mëdha. Ëndrra vazhdon, një ëndërr që është shndërruar tani në mision. Përpara, djema, ju jeni më të mirët”, shkroi Nejmari në Instagramin e tij.
Sfidanti.al