Emanuel Petit pa kurrfarë respekti: Argjentina dukej si e dhjerë!

Lionel Mesi, gjatë ditëve të fundit, është kritikuar shumë, për shkak të performancës së tij të padukshme, deri tani, në këtë kampionat botëror, të cilin ai vetë e ka konsideruar si më të rëndësishmin në karrierën e tij. Mesi luajti dobët që në ndeshjen e parë me Islandën (1-1), po fundin ai e preku me Kroacinë që e shpartalloi 3-0 Argjentinën. Në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje, ai luajti me topin gjithshej 20 herë, një e dhënë statistikore që u pasqyrua negativisht edhe në pjesën e dytë. Legjendat e futbollit dhe media në këtë vend latinoamerikan nuk e kanë kursyer Mesin, dukë lëshuar në adresë të tij kritika, madje, edhe shumë serioze, dhe këtyre të fundit iu bashkua dje edhe ish-sulmuesi i njohur francez Emanuel Petit.

“Më falni për shprehjen, por Argjentina dukej tamam si e dhjerë! Mendoj se Mesit, ashtu si luajti, sidomos me Kroacinë, duhet t’i vijë turp. Ai duhet të zgjohet dhe të mos rri me kokën mënjanë, sa herë që punët i shkojnë keq. Kur punët i shkojnë mirë atij te Barcelona, ai është një futbollist fantastik, por, kur punët i shkojnë keq, ai thjesht zhduket! Ai sikur nuk është në fushë, bëhet i padukshëm, nuk vrapon… dhe kjo gjë nuk duhet të tolerohet”, deklaroi ish-futbollisti francez Petit.

Sfidanti.al