Zemra e madhe e islandezeve; dhurate speciale per nigerianin Ikeme

Skuadra e Islandes po fiton gjithnje e me shume simpati ne bote. Se fundmi skuadra e Hallfredson eshte e bere protagoniste e nje gjesti qe i kalon kufijte sportive. Futbollistet dhe trajneri kane pozuar se bashku me nje fanele me numrin 1 dhe emrin Ikeme te shkruar ne te.

Portieri 32 vjecar nigerian i Ulverhempton eshte diagnostikuar me nje forme te rende te leucemise gjate disa analizave rutine te gjakut

Qe nga ai moment Ikeme u detyrua te largohet nga fusha e lojes per t’iu dedikuar kurimit te tij duke humbur mundesine e te luajturit ne Kupen e Botes. Lojtaret e Islandes deshen te tregonin mbeshtetjen e tyre dhe ta inkurajojne ate dhe ja ku erdhi kjo dhurate speciale per Ikemen idene per te cilen e hodhi Jon Dadi Bodvarson ish shok skuadre me Ikemen te Ulverhempton qe gjeti miratimin e pjeses tjeter te futbollisteve te Islandes.

Nderkaq Ikeme nepermjet rrjeteve sociale ka bere te ditur nje lajme vertet shume te mire teksa deklaroi se po shkon drejt sherimit ndaj kesaj semundjeje qe nuk kursen askend pa harruar te falenderoje as boten e futbollit per mesazhet inkurajuese.

Sfidanti.al