Sa shumë tallje për Ymtitinë pas gafës me Australinë!

Është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe së fundmi rinovoi kontratën me Barcelonën. Zhoze Murinjo e donte tek Mançester Junajtidi, por ndoshta ka ndërruar mendje pas asaj që Samuel Ymtiti bëri ndaj Australisë. Një kërcim i fortë në zonë dhe një prekje e çuditshme e topit me dorë, që solli penallti për “kangurët”.

Janë gabime që ndodhin, natyrisht, ashtu siç i ndodhi David De Geas, por gjithsesi janë momente që një mbrojtës i rëndësishëm duhet t’ia kursejë vetes. Talljet për Ymtitinë nuk vonuan dhe atë e bënë si shok të Lebron Xhejmsit apo Stefën Kërrit, pra një basketbollist.

Sfidanti.al