Deshamp i ngushëlluar: Veç Rusisë, të gjithë vuajtën në..hapje !

Franca me vështirësi dhe falë teknologjise VAR (Video Asisstent Refeeree) arriti të sigurojë tri pikët e para, duke mundur 2-1 Australinë. Mbas përfundimit të ndeshjes, trajneri francez, Didier Deshamp, vuri në dukje:

“Të themi të drejtën, nuk ishte aspak e lehtë, por rëndësi ka që ne fituam që në fillim. Me të vërtetë, ne e patëm të vështirë, sepse Australia luajti shkëlqyeshëm, duke na krijuar vështirësi. Neve na mungoi shpejtësia në periudha të caktuara kohe, ndërkohë që gabuam edhe në pasime, megjithëse rastet për gola neve nuk na munguan. Deri tani, të gjithë ekipet, me përjashtim të Rusisë, në ndeshjet e para patën vështirësi. Sidoqoftë, ne mund të luajmë shumë më mirë”, vuri në dukje në analizën e tij mbas ndeshjes trajneri i Francës, Didie Deshamp.

Sfidanti.al