Futbollisti legjendar argjentinas, Diego Armando Maradona, i përjeton plot me ndjenja dhe emocione ndeshjet e ekipit përfaqësues të Argjentinës dhe këtë ai e tregoi edhe një herë tjetër në ndeshjen e saj me Islandën, që, për fatin e tij të keq, përfundoi në barazim 1-1.
Me puro në gojë, megjithëse në stadium është i ndalur duhani, gjeniu argjentinas në asnjë moment nuk e përmbajti dot veten, duke bërë tifozllëk për përfaqësuesen e vendit të vet. Ai shau ndër dhëmbë, pështyu dhe në fund e duartrokiti përfaqësuesen e vet, megjithëse ishte i pakënqur nga rezultati 1-1 në ndeshjen e parë të Argjentinës me Islandën modeste.
Sfidanti.al