FIFA po heton se çfarë magjie ndodhi me 6000 biletat e Egjipt-Uruguai…

Një situatë e dyshimtë u krijua gjatë ndeshjes mes Egjiptit dhe Uruguait në stadiumin e Jekaterinburgut. U tha se të gjitha biletat për këtë ndeshje ishin shitur, por, në fakt, nuk doli se ishtë kështu, pasi në stadium kishte afro 6000 shikues më pak sesa pritej!

Kapaciteti i stadiumit është rreth 33 000 shikues, ndërkohë që në ndeshjen e lartpërmendur ishin të pranishëm afro 27 000 veta, kështu që FIFA u habit se ku shkuan rreth 6000 bileta?

“Ne mund të konfirmojmë se në stadium ishin të pranishëm 27 015 shikues, por është fakt se janë shitur më shumë se 32 000 bileta, kështu që ne do të bëjmë hetimet tona”, njoftoi FIFA.

Sfidanti.al