Kristiano Ronaldo nuk do që Portugalia që në fillim të kampionatit botëror të konsiderohet në rolin e favoritit, ndërsa ajo barazoi
3 me 3 me Spanjën me tre gola të shënuar nga ai vetë në një superderbi spektakolar. Në fakt, kampionatin e fundit evropian Portugalia e nisi keq, por doli kampione Evropë, kurse tani ajo e nisi mirë kampionatin botëror, duke barazuar ndeshjen e parë me një nga ekipet më favoritë, Spanjën.
“Në fund të fundit, ne fituam vetëm një pikë, megjithëse mund të fitonim edhe tri pikë. Ne arritëm të udhëhiqnim në dy raste, por, më pas, sidoqoftë, neve na kaluan dhe në fund ne barazuam. Ky është një rezultat mjaft i mirë për neve”, tha Ronaldo, duke theksuar:
“Tani, neve na pret një ndeshje tjetër, të them të drejtën, e vështirë dhe e panjohur. Por, sidoqoftë, synimi ynë është i qartë, ne duhet të fitojmë, në rast se duam që ta kalojmë grupin. Ne nuk jemi favoritë, ne jemi kampionë Evrope”, vuri në dukje Ronaldo.
Sfidanti.al