Lojtari më i mirë i ndeshjes së hapjes mes Rusisë dhe Arabisë Saudite ishte Denis Çerishevi që kontribuoi me dy gola në fitoren e thellë 5-0 të rusëve dhe që hyri në lojë si zëvendësues, në vend të Alan Xhagoevit të dëmtuar.
“Ajo që më ndodhi në fushë, as që e kisha ëndërruar. Mua më erdhi mirë që u futa në lojë dhe u përpoqa të realizoi të gjitha detyrat që më ngarkoi trajneri. Rëndësi të dorës së parë ka fitorja, por ne nuk do të qëndojmë këtu, por do të vazhdojmë më tej. Unë i falënderoj të gjithë ata që kishin besim tek unë. A e prisja një gjë të tillë? Të them të drejtën, jo. Tani, unë kam shumë emocione dhe jam shumë i kënaqur, sepse, gjatë kohëve të fundit, janë dëmtuar shpesh. Unë gjithnjë i respektoj vendimet e trajnerit. Më futi në lojë nga stoli i rezervave dhe unë dhashë 100 për qind nga vetja”, vuri në dukje Çerishevi që luan me Vilarealin.
Ndeshjen e dytë, më 19 qershor, Rusia do të luajë me Egjiptin në Peterburg, ndërsa në ndeshjen e fundit do të përballet, më 25 qershor, në Samara, me Uruguain.
Sfidanti.al