Për herë të parë në historinë e vet, Arabisë Sauditë iu dha mundësia që të luante në ndeshjen e parë të një kampionati botëror, por ajo… u turpërua, pasi u mund thellë 5-0 nga Rusia mikpritëse. Që mbas kësaj humbjeje do të pasojnë disa dënime, këtë e konfirmoi edhe federata saudite e futbollit.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer, për shkak të humbjes së thellë. Ne jemi mjaft të pakënaqur nga rezultati, pasi ai nuk pasqyron nivelin e futbollit që luhet në vendin tonë. Disa lojtarë do të dënohen dhe fjala është për portierin Abdulla Al-Maxhuf, sulmuesin Mohamed Sahlavi dhe mbrojtësin Omar Hosavi”, deklaroi presidenti i federatës saudite, Adel Ezat.
Sidoqoftë, nuk përjashtohet se humbja e thëllë mund të ketë ardhur edhe si rezultat i agjërimit me rastin e Ramazanit nga ana lojtarëvë sauditë, por krerët e sportit saudit nuk duan që t’ia dinë.
Sfidanti.al