Robi Uiliams i befasoi tifozët e futbollit anekënd botës, kur tregoi gishtin e mesit direkt para kamerës në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës Rusi-2018 në stadiumin “Lluzhnjiki”. Ky këngëtar britanik (44 vjeç) që ishte veshur më kostum të kuq, me një leopard të printuar në të, e bëri gjestin e turpshëm, ndërsa po këndonte një këngë të tij të njohur para rreth 80 000 shikuesve që kishin mbushur stadiumin “Lluzhnjiki” dhe para qindra miliona shikueseve që po ndiqnin ceremoninë e hapjes së evenimentit më të rëndësishëm futbollistik në botë.
Sidoqoftë, menjëherë, u bë pyetja se kujt i drejtohej ai gishti i mesit? Ka shumë mundësi kundër asaj pjese të madhe të medias britanike që e akuzoi atë se “ia kishte shitur shpirtin Putinit”, duke qenë se ai pranoi të këndoi në stadiumin e lartpërmendur para presidentit rus, mbas skandalit lidhur me helmimin e agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe së bijës së tij, Julia.
Sfidanti.al