“E gjithë bota do të qajë kur Mesi të mbushë 32 vjeç”. Kështu ka thënë Zhoze Murinjo, por ndoshta do të ketë diçka që do t’i bëjnë njerëzit të qajnë më pak. Në fushë ndodhet edhe Nejmar dhe ndoshta një kohë tranzicioni po nis në futboll. Kjo nuk mund të ishte më e qartë sesa në përballjen mes të dyve, në Brazil-Argjentinë. Triumfi i brazilianëve të udhëhequr nga Nejmar, ishte përballë dështimit të argjentinasve të kapitenit Mesi.
“Nej” është 24 vjeç dhe duket se po mbërrin në moshën e pjekurisë së lojtarit. Kjo vërtetohet edhe nga sezoni i tij më i mirë që kur ka ardhur tek Barcelona, edhe pse ka shënuar më pak gola sesa vjet. Sezonin e kaluar shënoi 11 gola në 11 javë, deri në nëntor, por me Mesin e dëmtuar, ndërsa aktualisht kontributi ka të bëjë më shumë me lojën, sesa me rrjetat që i shënojnë Mesi e Suarez. Tek Brazili vështirë të gjesh një lojtar që ka shënuar 50 gola në këtë moshë, besohet se nuk ia ka dalë as Pele. Një gjë është e qartë, duke nisur nga viti tjetër, Topi i Artë nuk do të jetë çështje e mbyllur mes Ronaldos dhe Mesit.
B. Kuka