Qëndrat e basteve janë gati për atë që pritet nga ato gjatë qershor-korrikut, kur ndeshjet e Kupës së Botës të Rusisë-2018 do të jenë atraksionet kryesorë. Qysh tani, kanë filluar që të vihen baste, përfshi edhe për golashënuesin më të mirë të Botërorit, dhe, midis tyre, më shumë përmenden emrat e Lionel Mesait, Kristiano Ronaldos dhe Nejmarit, ndërkohë që, para katër vitesh, çmimin prestigjioz e fitoi Haime Rodrigezi i Kolumbisë.
Më poshtë, po sjellim pesë fituesit e fundit të “Këpucës së artë” në pesë Botërorët e kaluar.
1998, Francë – Davor Shuker (Kroaci) – 6 gola,
2002, Koreja e Jugut – Ronaldo (Brazil) – 8 gola
2006, Gjermani – Miroslav Klose (Gjermani) – 5 gola
2010, Afrika e Jugut – Tomas Myler (Gjermani) – 5 gola
2014, Brazil – Haime Rodrigez (Kolumbi) – 6 gola.
Midis favoritëve, sa u përket përfaqësueseve, tipizohen Spanja, Gjermania, Brazili dhe Argjentina.
Sfidanti.al