Ka mundësi që Garet Bejli të largohet gjatë kësaj vere nga Madridi. Ai, në fakt, nuk luajti shumë gjatë sezonit të kaluar, por, ama, iu dha shansi që të luante në finale të Champions-it që ai e shfrytëzoi shumëmirë, duke shënuar dy gola, njëri nga të cilët ishte spektakolar i stilit “gërshërë”. Mbas ndeshjes, ai tha se do të mendohej mirë për të ardhmen e vet. Vetkuptohet se ofertat për të nuk mungojnë dhe, tani për tani, kandidatët më seriozë janë Bajerni i Mynihut dhe Mançester Junajtidi.
Sikurse bën të ditur ABC-ja, Reali ka përcaktuar një shumë interesante për të gjithë ata klube që duan shërbimet e Garet Bejlit – 222 milionë euro, pra aq sa i pagoi PSZH-ja Barcelonës për Nejmarin, Kuptohet se ky është një çmim simbolik, pasi vështirë se do të gjendet ndonjë klub që ta paguajë këtë shumë për të.
Sa për kujtesë, Bejli, gjatë sezonit të kaluar, luajti gjithsej 39 ndeshje në të gjithë konkurrimet dhe ka shënuar 21 gola.
Sfidanti.al