Atmosfera ne prag te Boterorit te Rusise tronditet nga nje tjeter skandal; kete radhe ne qender te tij eshte trajneri i perfaqesueses argjentinase Horhe Sampaoli. Sipas gazetarit argjentinas, Gabriel Anejo, Sampaoli ka tentuar te abuzoje seksualisht me nje kuzhiniere qe punonte per Federaten Argjentinase te Futbollit.
Viktima deshi te denoncoje ngjarjen por drejtuesit e Federates ushtruan shume presion mbi te ne menyre qe lajmi te mos perhapej dhe tani ajo po mendon per shkarkimin e Sampaolit.
Ne fakt Gabriel Anejo nuk pelqehet nga futbollistet e perfaqesueses argjentinase pasi me vitin 2016 tregoi se kishte pare Lavezzin te konsumonte marijuane gjate nje periudhe grumbullimi me perfaqesuesen argjentinase. Pas kesaj lojtaret e Argjentines refuzuan te flasin ne media per muaj te tere ndersa Anejos iu ndalua te hyje ne ambientet e Federates. Tani del kjo histori e re me akuza akoma me te renda duke bere qe presidenti i AFA, Tapia te mendoje seriozisht per shkarkimin e Sampaolit.
Sfidanti.al