Kristiano Ronaldo emrin e tij të vërtetë futbollistik e vuri te Mançester Junajtidi, klubi, ku ai u shpërngul, më 2003, nga Sportingu i Lisbonës dhe kjo ndodhi, pas një ndeshjeje miqësore, në Portugali, mes Sportingut dhe ManU-së. Në këtë ndeshje, Ronaldo u dha një mësim të mirë “djajve të kuq”, kështu që, menjëherë pas saj, reagoi ser Aleks Fergusoni që e solli atë në “Old Traford”. Këtu, Ronaldo shkëlqeu si një yll i madh dhe, kështu, më 2009, ai për një shumë rekord, atëkohë, kaloi te Reali i Madridit.
Sidoqoftë, tani, pas 13 vitesh, trajneri aktual i Portugalisë, Fernado Shantosh, zbulon se ishte penduar që, në atë ndeshje kishte luajtur me Ronaldon, duke qenë se, menjëherë pas saj, ai e kishe humbur atë, ndërkohë që, pak kohë më parë, kishte humbur edhe Rikardo Kuarezmën që ishte transferuar te Barcelona.
“Unë kam qenë, atëkohë, trajner me Sportingun, kur ne luajtëm me Mançesterin. Isha unë që e futa Ronaldon në lojë dhe, tani, jam penduar. Një javë më parë, unë kisha humbur Karezmën që iku te Barcelona, ndërkohë që, dy ditë pas ndeshjes, për në Mançester iku edhe Ronaldo. Asnjëherë, nuk kam pritur që, 13 vite më pas, me të dy ata në ekipin përfaqësues tonë, unë do të dilja kampion Evrope”, vuri në dukje, ditët e fundit, Santoshi.