Matematika e Realit: 350 milionë, më pak se 300, për Nejmarin

Reali është gati ta bëjë çmendurinë këtë vit, dhe jo të presë vitin tjetër. Nejmar duhet me patjetër në Madrid dhe presidenti Perez po bën llogaritë. Nëse këmbëngul në korrik, kartoni i brazilianit mund të arrijë në 350 milionë euro, ndërsa nëse gjithçka shtyhet për në 2019, do të duhet të paguajë klauzolën prej 300 milionë eurosh.

Gjithsesi, për madrilenët matematika është që 350 milionë euro këtë vit bëjnë më pak se 300 milionë sezonin e ardhshë. Përse kështu? Padyshim, kjo ka lidhje me “sagën Ronaldo”. Këtë vit, Kristiano mund të shkojë në Paris dhe të vlerësohet 100 milionë euro, pra për Nejmarin të paguhen 250 milionë euro “në dorë”, ndërsa sezonin tjetër nuk dihet se çfarë mund të ndodhë, dhe Perezi do të duhet të paguajë 300 milionëshin e plotë.

Sfidanti.al