Çdo boteror dhuron histori qe jane vertet kurioze. Ne kete kategori eshte edhe ajo e trajnerit te perfaqesueses australiane Bert Van Marvajk. Holandezi vendosi qe ta paguaje vete stafin teknik qe do ta ndihmoje gjate Boterorit te Rusise qe nis pas 4 ditesh.
Federata Australiane i garantoi Van Marvajk 650 mije Euro, por kjo nuk i mjaftonte per pagen e anetareve te stafit. Nje veprim ky qe eshte per t’u pershendetur, por qe ka edhe nje shpjegim ne aspektin teknik.
‘Do te me pelqente te punoja me bashkepunetore australiane, por koha qe kam ne dispozicion eshte e shkurter dhe une kam nevoje te punoj me persona qe i njoh-tha Van Marvajk-nuk mund t’ia lejojme vetes te kemi probleme me komunikimin’.
Sfidanti.al