Premier League nuk humbet kohë, 280 milionë Euro shpenzime në 22 ditë merkato

Pasi theu rekordin e shpenzimeve në blerje sezonin e kaluar në 2.049 miliardë Euro, klubet e premier Leagues po shkojnë drejt një rekordi të ri. Merkatoja e transferimeve të kësaj vere është hapur prej 22ditësh dhe deri tani janë shpenzuar 280 milionë Euro.

Mançester Junajtid me 82 milionë, Liverpul me 112 milionë dhe Leister me 25 milionë Euro, janë për momentin skuadrat që kanë qenë më aktive, ndërsa Mançester Siti, Arsenal, Totenhem dhe Çelsi po qëndrojnë në pozita pritëse.

Kështu Liverpuli ka mundur të sigurojë Fabinjon për 60 milionë Euro nga Monako dhe Nabi Keita nga Lajpzigu për 52 milionë. Mançester Junajtid siguroi Fred nga Shaktjori për 60 milionë Euro e Dalot nga Benfika për 22 milonë Euro, ndërsa Leister siguroi Pereirën nga Porto për 22 milionë Euro dhe Evans për 3 milionë Euro.

Vlen të kujtohet se të ardhurat e klubeve të premier League u rritën me 25% deri në 4.5 miliardë Euro në sezonin 2016/17 dhe secila prej skuadrave jka vendopsur një rekord të sajën. Po kështu u rritën edjhe shpenzimet për pagat, por raporti paga/të ardhura ka pësuar rënie me 55%. Po kështu mësohet se është rritur edhe mesatarja e numrit të shikuesve me 8000 persona për ndeshje në 20 vitet e fundit.

sfidanti.al