Totenhem ‘blindon’ Herri Kejnin; sulmuesi rinovon deri në vitin 2024

Totenhem shtrëngon fort Herri Kejnin. Klubi londinez nëpërmjet rrjeteve sociale zyrtarizoi rinovimin e kontratës së sulmuesit anglez edhe për 6 sezone të tjerë deri në vitin 2024.

‘Që nga momentin kur doli nga akademia jonë, Kejn është shfaqur si një prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian-theksohet ndër të tjerat ne komunikatën e Totenhemit’

Herri Kejn është shënuesi më i mirë i Totenhemit duke shënuar 100 gola në Premier League, ndërkohë që vitin kalendarik 2017 e mbylli si shënuesi më i  mirë i kontinentit evropian me 56 gola të shënuara me Totenhemin dhe përfaqësuesen angleze.

sfidanti.al