Joakim Lëv është në hall të madh. Playmakeri i skuadrës kampione të botës, Gjermanisë, nuk stërvitet me skuadrën prej ditësh dhe sipas federatës Gjermane të Futbollit shkak është një problem në shpinë që iu shfaq edhe kur ishte te Arsenali duke e penguar atë të luajë në dy ndeshjet e fundit të premier League.
Por sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, Ozil mungoi në stërvitje për shkak tyë një dëmtimi të pësuar në gju në ndeshjen miqësore mes Gjermanisë dhe Austrisë kur u përplas me Prodl.
Gjermania do të nisë mbrojtjen e titullit botëror në Rusi me ndeshjen e 17 qershorit ndaj Meksikës, për të vijuar me atë ndaj Suedisë në 23 qershor, ndërkohë që ndeshjen e fundit në grup do ta luajë ndaj Koresë së Jugut në 27 qershor
sfidanti.al