MotoGP, Honda-Pedroza, ‘divorc’ zyrtar, Markez pret Lorenzon?

Pas 18 vitesh bashke ne te 3 klaset e Boterorit te MotoGP, Honda dhe Dani Pedrosa ndahen.  Raporti me spanjollit dhe skuderise japoneze do te mbyllen perfundimisht ne fund te sezonit. Pedrosa u bashkua ne klasin mbreteror, MotoGP ne vitin 2006 duke shenuar 31 fitore. Nuk ka mundur te fitoje asnje titull boteror ne kete kategori por ne 3 raste ka dale i dyti.

Per sezonin e ardhshem tashme flitet per formimin e nje superdysheje spanjolle me Mark Markez e Horhe Lorenzon me kete te fundit qe beri te ditur largimin nga Dukati.

‘Dua te falenderoj skuadren per te gjithe keto vite te suksesshme-tha Dani Pedrosa-u permiresova shume si pilot, por edhe si njeri. Repsol Honda do te kete gjithnje nje vend ne zemren time. Ne jete te gjithe kane nevoje per sfida te reja dhe une e ndjeva se kishte ardhur koha per te bere nje ndryshim’.

Sfidanti.al