Mbas fitimit të Champions-it, Kristiano Ronaldo i zhgënjeu tifozët, duke paralajmëruar largimin eventual të tij nga Reali i Madridit. Sidoqoftë, sipas gazetës “El Confidencial”, e gjithë situata mund të përmbyset, nëse kryesia e klubit “mbretëror” pranon kërkesën e Ronaldos dhe të agjentit të tij që futbollistit portugez në fjalë t’i rritet pagesa vjetore deri në 50 milionë euro astronomikë që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë. Deri tani, këtë “titull” e mban Lionel Mesi me 40 milionë euro në vit te Barcelona, i pasuar nga Nejmari – me 37 milionë euro te PSZH-ja.
Sidoqoftë, sikurse thuhet përgjithësisht, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk do që të investojë një pasuri të tërë te një futbollist 33-vjeçar (Ronaldo) dhe është vënë në kërkim të një pasardhësi të këtij të fundit, ndërsa shumë shpresa javë vënë te futbollisti brazilian, Nejmar, që do të largohet nga PSZH-ja franceze dhe të luajë me ekipin e tij të ëndrrave fëminore.
Sfidanti.al