Në stërvitjen e perfaqësueses gjermane plasin  “shkëndijat’ ..boterore !

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka filluar të stërvitet seriozish për Kupën e Botës Rusi-2018 (14 qershor – 15 korrik). Atmosfera në ekip ka filluar “të përndizet” dhe këtë e konfirmon edhe incidenti në stërvitje mes futbollistëve Xhoshua Kimih dhe Antonio Rudiger që, sikurse vë në dukje “Bildi” gjerman, mbas një dueli të ashpër të ndërsjellë, gati sa nuk u kacafytën njeri me tjetrin.

Situatën e krijuar e shpëtoi, në fakt, një nga asistentët e Lëvit, Miroslav Klose, që hyri në mes të dy lojtarëve “të përndezur”, duke e qetësuar gjendjen. Duket qartë se gjermanët, si gjithnjë, i ka marrë shumë seriozisht përgatitjet në prag të Mundialit të ardhshëm.

Sfidanti.al