Mario Baloteli është tani futbollist i lirë, duke qenë se atij i mbaroi kontrata me klubin francez, Nica, ndërkohë që një nga klubet që ka treguar më shumë interesim për këtë futbollist italian, është Parma që sapo futi këmbë në Serinë A. Ky ekip legjendar italian u kthye në skenën e madhe të futbollit italian, mbasi, gjatë tre sezoneve me radhë, kapërceu tre nivele konkurrimi të futbollit italian, mbas kolapsit financiar që Parma përjetoi më 2014.
Që të kthehet në rrugët e mira të vjetra, Parma do të ketë nevojë për lojtarë ekstra dhe një nga objektivët kryesorë tani është Mario Baloteli, agjenti i të cilit, Mino Rajola i famshëm, u pa në Parma, kështu që media lokale ka konkluduar se kjo gjë ka të bëjë me ardhjen e futbollistit të njohur në këtë qytet.
Në fakt, Baloteli u rilind në Nica, mbas performancave të tmerrshme te Liverpuli. Doli se tek ai klub i vogël edhe presioni ishte më i vogël, kështu që ky futbollist e pati më të lehtë që të nxirrte më te mirën nga vetja, kështu që Parma mund të jetë edhe opsioni më i mirë për të ardhmen e Balotelit.
Sfidanti.al