Platini ‘e hedh lumin’? Drejtesia zvicerane arkivon akuzat ndaj tij

Mishel Platini duket se e kalon lumin në lidhje me cështjen e përfitimeve nga FIFA. Magjistratura zvicerane vendosi të arkivojë akuzat ndaj ish presidentit të UEFA, lajm ky që u bë i ditur nga e përditshmja franceze ‘Le Monde’ sipas të cilës Kryeprokurori i konfederatës Zvicerane, Sedrik Remund i kë dërguar një letër avokatit të Platinisë, Vinsent Solari ku i konfirmonte arkivimin e këtyre akuzave.

Kjo cështje u hap në vitin 2015 kur Platini u akuzua se kishte përdfituar pa kontratë nga FIFA, 1.8 milionë Euro për disa shërbime që ai kishte kryer për llogari të qeverisë së futbollit botëror në periudhën 1998-2002 që solli edhe pezullimin e tij me 6 vjet nga aktivitetet, dënim që u ul në 4 vjet.

Platini reagoi pas lajmit për arkivimin e akuzave nga magjistratura zvicerane duke kërkuar që FIFA të anulojë dënimin e dhënë ndaj tij. Ndërkaq, edhe Blatter komentoi cështjen e arkivimit të akuzave ndaj Platinisë.

‘Është një shenjë pozitive edhe për mua dhe pres me shumë besim zhvillimet e kësaj cështjeje-shkruan në rrjetin social Tëitter, ish presidenti i FIFA, Blatter i dënuar me 6 vjet pezullim nga aktivitetet.

sfidanti.al