Rindërtimi i Arsenalit do 110 milionë paundë, Emeri ka vetëm 50!

Buxheti i verës është pak më i madh sesa ai i Juventusit. Nëse “Zonja e Vjetër” mund të shpenzojë 50 milionë euro për përforcime, Arsenali arrin deri në 50 milionë paund stërlina, shifër kjo që vështirë se do ta kënaqë trajnerin e ri, Unai Emeri. Spanjolli nuk mund të ketë luksin të nxjerrë nga xhepi (i klubit) 400 milionë euro siç bëri Paris SG me dyshen Nejmar-Mbape.

Emeri kërkon të afrojë disa lojtarë në “Emirejts” dhe këta mund të kushtojnë deri në 110 milionë paund. Gazeta “Deili Meil” bën listën ku përfshihen mbrojtësi i Dortmundit, Papastathopulos (15 milionë paund), Zhan Mikael Seri (Nisë, 35), Xhoni Evans (Uest Brom, 3), Bernd Leno (portier i Leverkusenit, 22), Dembele (Barcelona, huazim), Demirbej (Hofenhajm, 20), Abdu Dialo (Mainc, 15).

Për të shtuar 60 milionë paund të tjera, përveç 50 milionëve që janë që tani, Emeri do të duhet të largojë disa nga lojtarët e skuadrës së tij. Ndër ta, portieri Ospina, mbrojtësi Shkodran Mustafi, Kallëm Çembërs, Rob Holding e Dani Uelbek.

Sfidanti.al